Kreu i qeverisë është parë sot të vizitojë ambientet e Kuvendit duke takuar kështu kryetarin Ilir Meta. Makina e Ramës është parë të hyjë në oborrin e Kryesisë së Kuvendit në orën 10:00, ndërsa ndryshe nga herët e tjera Rama nuk ka qenë i shoqëruar nga ministra apo deputetë. Takimi ka zgjatur rreth 1 orë ndërsa nuk është pasuar me deklarata për mediat.
Mendohet se temë e diskutimit është seanca e nesërme plenare dhe buxheti i vitit 2016 qe po diskutohet në komisione. Më herët, deputetë të LSI kanë shprehur kritika mbi disa pika të buxhetit që lidhen kryesisht me paketën fiskale.