Bahreini një ishull në gjirin Persik është vendi i dytë në botë që ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.
Sipas mediave të huaja, Bahreini ka dhënë autorizimin e përdorimit emergjent të kësaj vaksine, për t’u përdoruar nga grupet me rrezik më të lartë ndaj Covid-19.
“Bahreini ka aprovuar vaksinën Pfizer/BioNTech, që do të përdoret për grupet më të rrezikuara nga COVID-19,”-ka thënë Autoriteti Kombëtar i Rregullatorit të Shëndetit të Bahreinit (NHRA).
Sakaq, vendi ende nuk ka dhënë detaje për numrin e vaksinave të porositura apo ndonjë informacion se kur do të fillojë vaksinimi.
Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në Bahreini ka pasur 78 mijë të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 341 pacientë.
g.kosovari