Kompania “Bankers Petrolium” ofrohet për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët me qeverinë shqiptare lidhur me ngërçin e krijuar pas bllokimit të llogarive bankare të kompanisë nga Drejtoria e Tatimeve.
Përmes një letre të hapur, Presidenti dhe Ceo i Bankers Petroleum Ltd, David French, konfirmon gadishmërinë e kompanisë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet shqiptare.
“Bankers beson se është në interesin më të mirë të Qeverisë, kompanisë dhe vendit për të arritur një zgjidhje të përbashkët. Sfida e tanishme me të cilën ne po përballemi është bllokimi i llogarive tona bankare shqiptare nga Drejtoria e Tatimeve në një përpjekje për të mbledhur vlerësimin mbi tatim fitimin për vitin 2011, ndërsa diskutimet ende vazhdojnë. Është interesi më i madh dhe i sinqertë i Bankers që të vazhdojë të operojë normalisht në fushën e naftës. Pamundësia për të përdorur këto llogari bankare e bën të pamundur këtë, sepse ne nuk jemi në gjendje të paguajmë rentën minerare ose të paguajmë nënkontraktorët tanë” thuhet në letër.
Kompania mirëpret një zhbllokim të llogarive për të mundur të vijojë aktivitetin normalisht në fushen naftëmbajtëse më të madhe të vendit.
“Nëse Qeveria lejon Drejtorinë e Tatimeve që të na japë akses në llogaritë tona bankare në ditët e ardhshme, ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të gjithë procesin e ndërmjetësimit dhe të punojmë me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje. Ne mbetemi me shpresë se kjo do të jetë ecuria”.