Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është rikthyer në politikë me Partinë Lëvizja për Ndryshim.
Ajo pranoi për “Vizionin e Pasdites” se ka komunikim të vazhdueshëm me Berishën, por jo për vendimet që merr.
“Me zotin Berisha kam një komunikim të vazhdueshëm, por për vendimet që janë marrë gjatë kësaj periudhe nuk kam biseduar dhe nuk e kam ndarë me të.
Ka qenë korrekt kur ka thënë që zgjedhja është thelbi i lirisë. Nuk them se më ka mbështetur, as të kundërtën, por ka qenë korrekt si njeri që e di se çfarë do të thotë pluralizëm.”, deklaron Topalli.
g.kosovari