Një shtetas shqiptar nga Berati, Armand Gavelli, është ekstraduar nga Venezuela në Shqipëri, pas kërkesës së Interpol Tiranës.
44-vjeçari ka qenë i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 12 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Gavelli, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë trafikuar një sasi lënde narkotike të llojit kokainë nga Panamaja në drejtim të Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Carakas, më datën 11.03.2015, në Carakas u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i 44-vjeçarit.