Këngëtarja dhe moderatorja Gerta Heta e cila ishte në pritje të dy vajzave binjake, ka pasur një shtatzani të vështirë. Nga vajzat mbijetoi vetëm një por falë mjekëve u bë e mundur shpëtimi i jetës së tjetrës.
Ajo ka shkruar një letër prekëse në adresë të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, me anë të së cilës falënderon stafin e mjekëve dhe infermierëve që vogëlushja Matea, e cila luftoi për jetën për gati dy muaj, arriti të mbijetojë.
FALËNDERIMI I NJË NËNE:
Ato erdhën në jetë të dyja, shumë para kohe, po vetëm Matea arriti të mbijetojë. Matea ime luftarake që falë dëshires së të madhit Zot për të mos ma copëtuar shpirtin përjetë, e falë punës së jashtëzakonshme të bluzave të bardha të S.U.O.GJ.” Mbretëresha Geraldinë”, sot është në shtëpi pas 50 ditësh në reanimacion. Lindi 1000 gramë, sot vetëm 1530 gramë, shumë rrugë për të bërë, por shpresoj që luftën më të madhe, atë për jetën e fituam. Mirënjohje për stafin shumë human të reanimacionit të bebave. Keni gjithë bekimet e një nëne. Jua puth duart me përulësinë më të madhe.
Gerta Heta Djarmati