Kiço Londo është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vendin e tij është emëruar regjisori Altin Basha.
Ky i fundit u largua pak kohë më parë nga programi i humorit ‘Portokalli’ dhe ishte në dilemë se në cilin televizion do ta shihnim si regjizor.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”
Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe