“Pra sobotimet janë shtrirë pothuaj në çdo fushë të jetës opozitare! Mungon edhe ndonje ushtarak dhe artist që të barazohemi me luftën ndaj armikut të brendshem sic i zbuloi dhe shkatërroi edhe vetë shoku Enver!
Ndaj mbani veshët hapur andej nga festivali i RTSH se mos del ndonjë kenge reaksionare për ta demaskuar si në Festivalin e 11-të! Sic tha edhe vetë një nga udheheqesit mediatike të partisë për nismën Thurje, se janë sabotatorë, do te thotë se gjetja, identifikimi dhe demaskimi i armikut te brendshem edhe “detyrë mbi detyrat”!”, shkruan Kulluri.
Mes ironisë Kulluri thotë se lufta e klasave duhet shtrirë edhe brenda në familje!
“Të demaskohet çdo “armik i Lulit” edhe ne rrethin familjar. Ndani burrat dhe gratë që nuk votojnë apo shprehin pakenaqësi për kryetarin e partise!
Ndërsa shokët dhe kushërinjte me pikepamje armiqesore të denoncohen në zyrat e partisë dhe profileve fallco në facebook!
Revolucioni do fitojë!”, përfundon Kulluri.
g.kosovari