Kryeministri Edi Rama tha mbrëmë se vendi i tij ishte në PD, por nuk u anëtarësua dot sepse e kishin zënë radhën të gjithë komunistët me Sali Berishën në krye.
Kreu i qeverisë tregoi edhe episodin që e bëri të ndryshonte mendje.
Rama rrëfeu se nuk do ta harronte atë ditë kur Berisha kishte dalë me një pardesy dhe kishte mbajtur një fjalim për disa të rinj që kishin thyer xhama dyqanesh në Shkodër.
Fakti që Berisha i kishte quajtur huliganë ata të rinjtë, e kishte bërë Ramën të hiqte dorë.
Edi Rama: Kishin anonçuar Partinë Demokratike dhe nuk e harroj atë skenë. Saliu ishte në këmbë atje, me atë pardesynë si ato të valleve të shpatave. Dhe mbante një fjalim për huliganët e Shkodrës.
Sepse disa të rinj në Shkodër kishin thyer xhamat e dyqaneve në Shkodër. Ky mbajti një fjalim për huliganët. Në fakt nuk ishte fjalim, ishte teksti që do nxirrte partia e sapoformuar për të mbajtur një fjalim për huliganët dhe ishte e njëjta gjuhë si e Ramiz Alisë.
Dhe unë i thashë: Më falni, ku jam unë këtu?! Ku jam këtu se s’po e kuptoj, çfarë është kjo? Si mund ti quani huliganë siç i quan Ramiz Alia?!.
Gazetari Alfred Lela: Ikët nga konteksti i Ramiz Alisë dhe shkuat në partinë e Ramiz Alisë… në 2000-në…
Edi Rama: Po natyrisht. Se, e para nuk ishte ajo që kishte lënë Ramizi dhe e dyta, në partinë ku më takonte të isha e kishte zënë rrugën një rradhë e gjatë komunistash me Saliun në krye.
/a.r
Po tek PS pse erdhe o Rama