Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duke iu referuar disa raporteve mbi ekonominë dhe mirëqenin e shqiptarëve ka ngritur alarmin se nga keqmenaxhimi dhe pandemia e COVID-19, varfëria mes popullit po rritet.
Topalli bën thirrje që shqiptarët të bashkohen për të bërë ndryshimin e madh, që sipas saj do t’i hap shpresë vendit.
Postimi i plotë:
BB: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor, krahasohemi me Afrikën
Shqipëria renditet ndër vendet europiane me ekspozimin më të lartë të të varfërve ndaj mungesës së sigurisë ushqimore. Më keq se Shqipëria janë vetëm disa vende të Afrikës.
Me krizën ekonomike që ka krijuar Covid-19, popullsia e paushqyer po rritet.
Mungesa e sigurisë ushqimore trajton kompleksitetin e urisë.
Pasiguria e rëndë e ushqimit është e lidhur ngushtë me mosushqyerjen ose përjetimin e urisë.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë në totalin e shportës, një tregues indirekt i varfërisë.
Sipas të dhënave që i referohen vitit 2019, rreth 41% e shpenzimeve totale shkonin për t’u ushqyer, përkundrejt 34% në Kosovë, 33% në Maqedoninë e Veriut, 27% në Bosnjë dhe më pak se 24% në Serbi e Mal të Zi. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian e peshës së ushqimeve në totalin e shpenzimeve për konsum është 12%.
Situata eshte kritike.Keta jane disa nga te dhenat serioze te nje realiteti te trishtueshem e te dhimbshem qe kane çuar vendin ne zgrip.
Perballe kesaj sitata nuk mund te heshtesh as te rrish duar lidhur.
Nderkohe pergjegjesit e saj shfaqen cinike.Ne vendin me te varfer te Europes kryetaret e partive jane nder politikanet me te pasur te kontinentit.
Ky realitet duhet permbytur.
Ndryshimi nuk vjen duke pritur.
Vendi yne po zhbrazet dhe plaket.
Sfidat me te cilat perballemi jane reale.
Asnjeri nuk eshte i sigurte.
Dhe nje dite , diku , te gjithe do takohemi me keto sfida.
Nuk kemi më kohe me prit. Le te behemi bashke, Te ndalim renien; t’i japim shprese vendit, te fillojme ndryshimin duke larguar 3 kryetaret e korruptuar.