Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të premte në Durrës.
Policia bën me dije se në lagjen numër 1 në Durrës është gjetur i mbytur 32 vjeçari Silvi Prifti.
Nga hetimet paraprake rezulton se 32 vjeçari ishte shpallur i humbur nga familjarët në datën 28.11.2020, pasiai ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Ndërkohë pas 7 ditësh kërkimesh polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të 32 vjeçarit.
“Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
/a.r