Deputeti Lefter Maliqi ka kritikuar qëndrimin e opozitës lidhur me qeverisjen e kryeministrit Rama. Sipas tij Basha dhe Kryemadhi duhej të ishte ngritur para parlamentit.
“Sot dëgjova që po kërkohet edhe heqja e prostitucionit si vepër penale, të hiqet edhe përdorimi i lëndëve narkotike, çfarë do të thotë, për sa kohë i pari i vendit.
Nuk më duken ndonjë habi këto ndryshimet që kërkohen për përdorimin e drogës kur vetë është i akuzuar si përdorues i drogës.
Keq më vjen, por unë kam pritur dhe pres një opozitë më të fortë.
Unë nuk jam i kënaqur me opozitën pavarësisht se besoj në fitoren e padiskutueshme, për shkak edhe të zhgënjimit të socialistëve.
Opozita duhej të ishte ngritur se po të ishte ky në opozitë do ishte para parlamentit me çadra, edhe para qeverisë. Vetëm për një gjë, Gjykatën Kushtetuese.
Vendi është pa Gjykatë Kushteuese. Çka do të thotë vendi është i mbaruar”, u shpreh Maliqi për Ora News./a.p
Hap cadren dhe futu Maliq.Cfar pret