Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme shkollën e re ‘’Ramazan Subashi’’ në Marikaj të Vorës, prej nga ku ka vijuar edhe traditën e basketbollit.
Për të ‘testuar’ palestrën e re në këtë shkollë Rama ka ftuar ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetajn që të bëjnë kosha, në zonën e basketobllit.
Kryeministri ka qenë i pagabueshëm goditjen e tij, kurse Spiropali dhe Ahmetaj dolën huq me gjuajtjet e para.
Spiropali i bëri me dije Ramës se ishte volejbolliste dhe jo basketbolliste, por gjithsesi nga afër arriti të shënojë.
Ndërkaq ministri i Rindërtimit, Ahmetaj pas dy tentativave të dështuara, ia doli të realizojë një kosh vetëm pasi hoqi xhupin që mbante veshur.