Janë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të shqiptarit Ilir Zelka, në Brazil. Videoja e publikuar nga mediet e huaja tregon momentin kur shqiptari hyn në një restorant për të ngrënë dhe pak sekonda pas tij vjen edhe autori.
Siç shihet, autori është i veshur me rozë dhe me kokore në kokë, të cilën e heq në një moment, i afrohet shqiptarit dhe e qëllon nga jashtë xhamit. Shqiptari reagon menjëherë, duke tentuar të fshihet poshtë karriges, por plagët e rënda fatkeqësisht i marrin jetën.
Ndërkohë që autori largohet me shpejtësi me motor, duke humbur gjurmët. Në video shihet edhe momenti i panikut në restorant, ku shumë persona të terrorizuar futen poshtë tavolinave.