Durrësi shënoi sot Konventën e 17-të të Forumit Rinor të Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të ri. Gara u shoqërua nga një rezultat i ngushtë mes dy kandidatëve kryesues, Belind Këlliçi 225 vota dhe Ervin Salianji 224 vota, pra me vetëm i votë më shumë i pari.
Në rang kombëtar kryeson Këlliçi me 3065 vota, i ndjekur nga Salianji me 2865 vota. Diferenca mes dy kandidatëve është 200 vota.
Një rritje të ndjeshme në Konventën e Durrësit pati ish-zëdhënësja e PD, Oriela Nebijaj e cila arriti të marrë 204 vota, duke grumbulluar kështu 752 vota në total.
Gara për FRPD po shkon drejt fundit, teksa kanë mbetur Mirdita, Fieri dhe Tirana për të votuar për kryetarin e ri të FRPD. Nesër zgjedhjet për FRPD zhvillohen në Mirditë.