Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend deputeti Kujtim Gjuzi kritikoi mos praninë e ministrave të mazhorancës në seancë. Ai tha se ka kërkuar interpelancë me Ministren e Infrastrukturës Balluku, por ajo nuk ndodhet në seancë.
“Kam kërkuar interpelancë me Ministren e Infrastrukturës, nuk e shoh as në këtë seancë e mëparshme dhe as në seancën e kaluar. Nuk kanë arsye ministrin të mos vijnë këtu në momentin që hanë dreka-darka me paratë e taksapaguesve shqiptar. PS është partia që ka pjellë ato partitë e tjera që Kuvendin e lanë bosh”, tha Gjuzi.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se rregullorja për interpelancat është respektuar.
“Sa i përket financimit të partive ka një ligj, financimi bëhet për ato subjekte politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet paraardhëse”, u shpreh Ruçi.
g.kosovari