Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë mbyllet për shkak të koronavirusit.
Në këtë qendër janë 22 fëmijë nga zero në 6 vjeç, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.
Gjithashtu edhe 8 pjesëtare të stafit kanë rezultuar pozitiv dhe ndodhen në banesat e tyre, ndërsa në institucion ndodhen vetëm 4 fëmijët e infektuar.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se nuk do të ketë hyrje-dalje për shkak të situatës së krijuar.
Po ashtu mësohet se stafi do të qëndrojë në karantinë për një periudhe dy javore.
Vendimi për mbylljen e Shtëpisë së Foshnjës nga ISHSH, ka ardhur për shkak të rasteve të konfirmuara me COVID-19.
g.kosovari