Një histori e pabesueshme është zbuluar nga Policia ruse. Forcat e rendit në këtë shtet, arritën të bien në gjurmët e një personi të zhdukur për 11 vite.
Ai kishte dezertuar nga ushtria, dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte fshehur në pyll.
Ai kishte mundur të mbijetonte i shkëputur nga bota dhe ishte deklaruar i vdekur nga autoritetet që nuk gjetën gjurmë të tij për 11 vite me radhë dhe mbyllën çështjen.
30-vjeçari, u zhduk nga reparti në gadishullin Kamchatka në vitin 2004.
Por tashmë është zbuluar se ai është gjallë dhe jetonte në një pyll. Banorët e zonës kishin lajmëruar policinë për personin e dyshimtë.
Ai kishte ngritur një kasolle dhe mblidhte kërpudha dhe manaferra. Punonte në një fermë derrash dhe peshkonte për të jetuar.