Dashi
Yjet parashikojnë një ditë të begatë për ata që gëzojnë një marrëdhënie. Keni për të kaluar çaste të mrekullueshme duke hedhur pas krahëve çdo problem që keni pasur në të kaluarën. Edhe beqarët paraqiten të parezistueshëm sot duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Financat do të jenë të qëndrueshme, pasi ju do të dini si ti menaxhoni.
Demi
Për ata që janë në një lidhje paraqitet një ditë e ekuilibruar kjo e sotmja. Në çdo moment do të ndiheni për mrekulli dhe madje do të jeni në gjendje që me partnerin të vendosni për të hedhur hapa të mëdhenj për të ardhmen. Beqarëve do ju pëlqejnë një person dhe do bëjnë gjithçka për t’i rënë në sy. Financat do jenë mirë duke ju dhënë mundësinë për të kryer shpenzimet.
Binjakët
Do merreni vesh mjaft mirë sot me atë që keni në krah dhe marrëdhënia në çift do të mbetet në nivele të kënaqshme. Do i shprehni pas asnjë hezitim ndjenjat partnerit. Edhe për beqarët paraqiten moment të mira në fushën sentimentale pasi ka gjasa që të gjejnë partnerin e tyre ideal. Në planin financiar nuk do gjendeni aspak në situate të vështira, gjithçka do të ecë më së miri.
Gaforrja
Sot yjet do të jenë në anën tuaj dhe do ju përkëdhelin në çdo moment. Mundohuni të shfrytëzoni këtë ditë të bukur në çdo moment pasi këtë të mërkurë do të ndiheni si mbi re. Ndërsa për beqarët paraqitet një ditë e zakonshme, do të duhet të presin edhe pak për të ndryshuar statusin. Me financat tregohuni të kujdesshëm.
Luani
Jeta sentimentale e çifteve paraqitet mjaft e mirë gjatë kësaj të mërkure. Në çdo moment parashikohet përjetimi i momenteve të kënaqshme dhe plot lumturi. Beqarët të tregojnë kujdes me personin që pëlqejnë dhe të mos hidhen menjëherë në krahët e tij. Buxheti do të vazhdojë të mbetet ende në nivele të mira.
Virgjëresha
Parashikohet që ata që janë në një lidhje të tregojnë shenja të theksuara xhelozie dhe kjo padyshim që do të sjellë keqkuptime dhe mosmarrëveshje me partnerin. Ndërsa beqarët nuk do të mund të përfitojnë nga mundësitë që d i jepen pasi gjatë gjithë kohës do të jenë të hallakatur. Financat paraqiten disi të trazuara, tregohuni të kujdesshëm.
Peshorja
Yjet këshillojnë që të tregoheni të logjikshëm dhe të toleroni sot, nëse doni që gjërat të ecin si duhet me partnerin. Beqarët ka mundësi që të pësojnë një zhgënjim nga personi që pëlqejnë dhe kjo nuk do i lejojë të pranojnë asnjë propozim. Në planin financiar disa vështirësi të njëpasnjëshme do të vinë, kujdes me shpenzimet.
Akrepi
Për ata që janë në një marrëdhënie sot parashikohet një ditë e përshtatshme për të hedhur hapa të rëndësishëm për të ardhmen. Çdo gjë ka për të qenë e kënaqshme dhe emocionuese. Për beqarët parashikohet të ndodhë një dashuri me shikim të parë. Në planin financiar gjithçka do të shkojë mirë, falë hapave të mirëmenduar që do të hidhni.
Shigjetari
Bëni kujdes sot ju që jeni një marrëdhënie sepse partneri do të jetë gjithë kohën me nerva dhe kjo do shkaktojë mosmarrëveshje. Beqarët më mirë të vazhdojnë të mbajnë statusin që kanë, pasi ende nuk ka ardhur koha për të hedhur ndonjë hap më tek. Financat do të mbeten të kënaqshme, do ju mundësojnë edhe ndonjë shpenzim.
Bricjapi
Yjet ju përballimin me padurimin gjatë kësaj të mërkure, por kjo nuk është aspak e mirë, pasi do ju shkaktojë gabime të njëpasnjëshme në marrëdhënien tuaj në çift. Edhe beqarët do të kenë një ditë të trazuar, ku disa ende mund të përballen me ndonjë zhgënjim. Në planin financiar nuk është momenti për të kryer shpenzime.
Ujori
Më në fund do të kaloni vështirësitë ju që jeni në çift dhe do filloni ti shihni gjërat me një sy tjetër. Do afroheni tej mase me partnerin dhe kjo do ju falë momente të bukura. Beqarët nuk do të jenë gati për të filluar një lidhje të re. Në planin financiar fati do të jetë me ju dhe gjendja do mbetet e mirë.
Peshqit
Ambienti në jetën tuaj në çift do të paraqitet në nivele të kënaqshme gjatë kësaj të mërkure. Do ndiheni mirë gjatë gjithë kohës dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Shfrytëzojeni çdo sekondë të kësaj dite. Edhe buxheti nuk do të jetë aspak i keq, por duhet të shmangni çdo shpenzim të tepruar.