Komiteti i Ekspertëve thotë se rastet me Covid janë të larta. Sipas Eugena Tominit, Tirana kryeson me numrin më të lartë të infeksioneve e pasuar nga Gjirokastra dhe Lezha.
“Incidenca dy javore e rasteve të konfirmuara vijon të jetë e lartë. Vetëm javën e fundit është vënë re një ulje rasteve Duhet të theksohet që qarku që mban peshën më të madhe është Tirana e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha. Vazhdon të jetë i lartë niveli i riskut. Po përvijon ky lloj intensiteti edhe për vetë faktin e masave që duken të thjeshta në dukje. Java e fundit ka treguar një ndikim të masave shtrënguese. Kjo po përvijohet të vlerësojë situatën në vijim”, tha Tomini.
Kemi marrë vendimin tha zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Racakolli do të vijojnë të njëjtat masa, ndalimi i ceremonive festive, mbledhjeve të partive. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
Masat do të vijojnë të mbeten në fuqi pa një afat afat!
“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjença shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas speçifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve” – tha Mira Rakacolli.
g.kosovari