Një 42 vjeçar, Aleksandër Deda është plagosur mbrëmjen e djeshme në Lezhë në një atentat të kryer ndaj tij. Detaje të tjera janë zbuluar këtë të mërkurë në lidhje me këtë ngjarje.
Deri më tani për zbardhjen e plotë të ngjarjes policia ka shoqëruar disa persona dhe pse akoma nuk ka asnjë të dyshuar.
Ndër të tjera mësohet se ndaj biznesmenit është qëlluar me bredhëri automatiku në momentin që ai ka qenë në lëvizje. Plumbat e kanë kapur në pjesën e shpatullës, por 42 vjeçari dhe pse i plagosur ka vijuar rrugën, ndërsa autorët e kanë ndjekur nga pas për pak kilometra.
Sipas burimeve për ABC, mësohet se gjatë kësaj kohe Deda ka telefonuar familjarët e tij dhe i ka vënë në dijeni për atentatin dhe ka mundur të udhetojë deri në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës ku dhe ka ndaluar.
Ai është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe më pas drejt spitalit të Traumes ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autorët janë larguar me shpejtësi duke djegur makinën vetëm disa minuta më pas pranë rrugës kryesore në fshatin Zejmen. Brenda “Audi”-it të autorëve u gjet një armë zjarri, ndërsa targa ishte hequr.
Sipas informacioneve në makinë është gjetur arma tip kallashnikov e cila është dërguar në laboratorin e krimininalistikës për analizë të mëtejshme, ndërsa është gjetur edhe një celular aty pranë.
Pistat kryesore të hetimit në lidhje me këtë atentat kanë të bëjnë me konfliktet që biznesmeni ka pasur në Lezhë, por gjithashtu dhe e shkuara e tij në Itali është një tjetër pistë e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje./a.p