Zv.kryeministri, Erion Braçe përmes një postimi në Facebook ka dekalruar se tani kolaudimi i mjeteve do t’i kalojë shtetit dhe do ti ofrohet qytetarëve një shërbim më cilësor, me standarde dhe më i lirë.
Sipas tij, koncesioni Berisha-Meta mbaroi. Duke iu referuar lajmit të mirë të njoftuar mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama se shërbimi do i kalojë shtetit nga 1 janari dhe do të sjellë risi e lehtësi për drejtuesit e mjeteve, Braçe theksoi se procesi ka nisur dhe SGS po bën dorëzimet e koncesionit.
Shkrimi i plotë:
“Kolaudimi” tek shteti! Sherbim publik cilesor, ne standard dhe me i lire! Koncesioni Berisha/Meta mbaroi!
Edi Rama njoftoi sot ne mengjes konkluzionin e punes se kryer prej muajsh ne ministrine e Infrastruktures, DPSHTRR, per kete sherbim masiv per njerezit!
Nderkohe procesi ka nisur; SGS po ben dorezimet e koncesionit.
Eshte nje inventar qe deshmon jo vetem deshtimin karastrofik te koncesionit Berisha/Meta, por po te hetohet do deshmoje nje krim te shumefishte mbi qytetaret, jeten e pronen e tyre, mjedisin gjithashtu!
Prej dites kur e sollen ne Kuvend permes qeverise se perbashket BERISHA/META, krijova bindjen se jo vetem qe sherbimi nuk do te permiresohej, behej me cilesor por thjesht do te transferohej korrupsioni banal nga nje dore ne tjetren. U PROVUA I TILLE!
Aq i madh ishte korrupsioni aty, sa kur une e kolegu Shalsi provuam ne mandatin e pare ta thyenim monopolin e ketij koncesioni me amendim ne Kuvend, skena aty mes ministrit te linjes dhe kryetarit te Kuvendit ishte banale, madje desh rrezoi Qeverine.
Sot, nuk jam i kenaqur qe gjithe cfare thame ne opozite eshte provuar!
Jo, dua hetim te qarte pas dorezimit te koncesionit per gjithe cka ndodhur me koncesionarin dhe kontraten, zbatimin e saj.
Sot, jam i kenaqur qe ne po mbajme fjalen, kthejme si sherbim publik nje sherbim masiv per qytetaret permes nje prej agjencive publike me te mira.
Nuk e fsheh; une besoj tek sherbimi publik!
Dua pafund qe edhe nje here te tregojme se nje sherbim publik eshte ligjor, korrekt, cilesor, i barabarte, i ndershem dhe me i lire per shqiptaret.
E di qe tani do turren nga nje i majte i rigjetur si Bushati etj, e do revoltohen: Pse se ben me pare?
E di qe tani do turren dhe te interesuarit private qe nuk bejne asgje me shume se sa transferojne korrupsionin, do sulmojne vendimin, agjencine, individet.
Por beteje eshte kjo; nuk duhet te dorezohemi! Interesat politike e private te tilla jane! Shqiptaret duhet te shohin ndryshim, e kerkojne nga ne! Sic kerkojne sherbim publik tani, perseri nga ne e jo nga shtepia e hajduteve PDLSI!
VO: ishte nje kronikan dikur qe nxirrte ne tv ckisha thene une per koncesionin. Tani eshte koha ta bej prape ate kronike!
g.kosovari