Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar vaksinën për Covid-19, të përgatitur nga Pfizer/BioNTech, për përdorim të gjerë.
Rregullatori britanik, MHRA, ka njoftuar se vaksina, që rezulton se ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes Covid-19, është e sigurt për t’u përdorur.
Kështu, imunizimet mund të fillojnë brenda ditësh për njerëzit në grupe me përparësi të lartë.
Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz, me dy të injeksione secili. Rreth 10 milion doza duhet të jenë në dispozicion së shpejti, ndërsa dozat e para mbërrijnë në vend, në ditët në vijim, shkruan BBC.
Megjithëse vaksinimi pritet të nisë shumë shpejt, autoriteti e Shëndetit kanë bërë thirrje që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat anti-Covid për të ndaluar përhapjen.
Kjo është vaksina më e shpejtë ndonjëherë për të kaluar nga koncepti në realitet, duke marrë vetëm 10 muaj për të ndjekur të njëjtat hapa zhvillimi që normalisht zgjasin një dekadë.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock shkroi në Twitter duke thënë: “NHS është gati të fillojë vaksinimin në fillim të javës së ardhshme.”
Vaksina duhet të ruhet në rreth -70C dhe do të transportohet në kuti speciale, të paketuara në akull të thatë. Pasi të dorëzohet, mund të mbahet deri në pesë ditë në një frigorifer./ Javanews
g.kosovari