Njësoj si aleati i tij i vogël, kreu i PAA-së, Agron Duka, edhe Mediu thotë se nuk mund të dalë në një listë me LSI-në, pasi historia politike e partisë së tij është e lidhur ngushtë me PD, por nuk e ka përjashtuar kategorikisht si mundësi.
Ai mohon që t’i kenë ushtruar presione kryedemokratit Lulzim Basha që të mos e përfshijë LSI-në në lista.
“LSI është një faktor i rëndësishëm opozitar dhe asnjë nga ne se ka të drejtën të thotë të përfshihet në lista apo jo.
Ne duhet të bëjmë një analizë të qartë, nëse është interes ndërtimi i një koalicioni të vetëm, le ta bëjmë, nëse duhet më shumë se një koalicion, duhet të dalim në qëndrime të përbashkëta.
Aleanca jonë është mbi qëllime të përbashkëta, pastaj taktikat elektorale i shërbejnë qëllimit.
PR është një raport 30 vjecar me PD, mendoj që as LSI nuk do i leverdiste ishte në një koalicion me PR dhe e kundërta, por mbi bazën e qëllimeve gjithçka mund të ndodhë.
PR për interes elektoral i intereson të dalë e vetme, por qëllimi është që asnjë votë të mos shkojë dëm, në favor të Edi Ramës. Këtu është interesi i veçantë i PR, por duhet parë interesi i shqiptarëve, i opozitës”, përfundon Mediu.
/a.r