Për deputetin e Partisë Socialiste Erjon Braçe, Reforma në Drejtësi përbën problem për kryeopozitarin Lulzim Basha, që sipas socialistëve i ka shpëtuar drejtësisë me manovra të ndryshme proçeduriale.
Në një postim në “Facebook”, Braçe shkruan se Basha i trembet dënimit për aferat korruptive që ka konsumuar gjatë qeverisjes së djathtë.
Ja deklarata e plotë e Erjon Braçes
Lulzim Basha ka vetëm një hall, reformën në drejtësi.
Gjithcka qe mbush ligjerimet e tij,
Liria qe mungokerka per te, taksat, borxhi, korrupsioni jane kot.
As qe vlejne per te!
Ka vetem hallin e madh;
Reformen ne Drejtesi.
Disa nga deputetet e tij jane terhequr thuajse teresisht nga
Kuvendi dhe merren vec me kete hall te madh te tij.
Dhe kane hak;
Mendojeni, te kesh nje akuze te ngritur ligjerisht dhe te pagjykuar, te mos e kesh kundershtuar kurre ligjerisht por te kesh patur gjykatesit e duhur per te te mbrojtur!
Edhe nje here;
Jo avokatet e duhursic cdo qytetar ne kete vend e gjetke, por gjykatesit e duhur.
Ju e dini tashme historine;
Prokuroria e Republikes ngriti akuzen ndaj Lulzim Bashes dhe e dergoi ne Gjykaten e Larte; Lulzim Basha qe nuk kishte shkuar nje dite te vetme ne Prokurori e qe ishte mbrojtur burrerisht nga Berisha qe kish ndalur Prokurorine te sekuestronte dokumentat e Qeverise lidhur me akuzen ndaj tij, hapi gjyq ne Gjykaten e Tiranes per vlefshmerine e akteve; gjykatesja te ciles Basha nuk ja njohu kurre burrin por i qan nje here, me raste edhe dy here ne vit ne shtepi sic pardje, vendosi per pavlefshmeri te akteve, sic Basha kerkoi; ne Gjykaten e Larte nje trup gjykuesai qe duhet te shqyrtonte ceshtjen ne themel i konsideroi vendimet e gjykateses ne fjale me forcen e ligjit; ne gjyqin tjeter, ne po te njejten Gjykate, dy dyer me tutje, Basha nuk u paraqit derisa edhe ai trup vendosi qe, vendimet e gjykateses ne fjale por edhe trupit te gjykatesve ne dhomen tjeter, ishin te paligjshme, por meqe ky trup gjykatesish kishin pushuar nje jave me pare gjykimin e ceshtjes, edhe keta po vendosnin po njesoj;
Pa gjykuar akuzën e ngritur. A e kuptoni çfarë halli është?!
Dhe ky nuk eshte hall vetem per 8 dhjetor, eshte hall per gjithe jeten; mjafton qe te kete nje sistem drejtesie te pavarur dhe efikas.
Ne fakt nuk eshte hall vec i tij;
Eshte hall i kujtdo qe merret me politike e deri tani ka patur nje mburoje te qarte, te forte dhe te pakalueshme:
Mburojën e pandëshkueshmërisë.