Pretendohej se do të zhvillohej një bisedë me zv/ministrin e Shëndetësisë, por që ndodhi krejt e kundërta. Një surprizë për ditëlindje i ka bërë bashkëshorti spikeres Ola Bruko
Për çudi, ajo nuk njohu aspak zërin e bashkëshortit në një linjë telefonike, por ama situata i doli jashtë kontrollit, kur ai e uroi për ditëlindje. Këtë herë, në “rrjetën” e surprizës ka rënë spikerja dhe gazetarja Ola Bruko Papaproko.
Gjatë edicionit të lajmeve, Ola Bruko duhet të zhvillonte një bisedë direkte më zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, në kuadër të Ditës Botërore kundër SIDA-s.
Biseda doli më intime seç duhej, sepse nga ana tjetër e telefonit nuk ishte z. Rrjepaj, por bashkëshorti i gazetares, Andi Papaproko.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti, ata të punës tënde ta fusin!”, i thotë ai me shaka, kurse gazetarja shpërthen në të qeshura dhe bën habi sesi nuk e ka njohur zërin e të shoqit.
“Ua si nuk e njoha zërin tënd, e tmerrshme…”, thotë Ola Bruko. “Për këtë temë flasim më vonë, që nuk ma njofte zërin…”, i thotë bashkëshorti me të qeshur.