Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua pasditen e së martës pranë një stacioni metroje në Stamboll, duke lënë për pasojë 1 të vdekur dhe disa të plagosur.
Hetimet paraprake të autoriteteve turke arritën në konkluzionin se objektiv i sulmit me bombë ishte një patrullë policie që kaloi aty pranë pak çaste para shpërthimit.
Dyshimet e para, referuar burimeve policore, vijnë nga televizioni privat turk, Ntv, i cila sqaron, se disa agjentë policie kaluan vetëm pak caste para shpërthimit.
Fillimisht u duk se shpërthimi ndodhi për shkak të një defekti në një transformator elektrik, por më pas forcat e sigurisë private nxorrën fakte të reja.
Ato folën për një “bombë të papërpunuar” ose më saktë një tub i mbushur me eksploziv dhe material tjetër shpërthyes. Ndërsa policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar.
Për rreth 1 orë qarkullimi i trenave u bllokua, ndërkohë qytetarët u udhëzuan të lëviznin në këmbë nga stacioni.