Burime pranë Syri Tv bëjnë me dije se policia ka mundur të vendosë në pranga 3 persona për vrasjen e shtetasit Ridvan Hyseni, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotmë në zonën e Dajçit në Shkodër.
Ndërkohë që dy persona janë shpallur në kërkim.
Nuk bëhen ende të ditur emrat e personave të arrestuar, ndërkohë që më herët dyshime si vrasës së mundshëm të 46 vjeçarit ka pasur për vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj.
Ndërkohë që është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë.
Mes të arrestuarve është edhe autori i dyshuar i atentatit./a.p