Drejtori i Drejtorisë për Antiterrorizëm në Kosovë Luan Keka ka thënë se numri i personave që hetohen për vepra për terrorizëm është mbi 100 të cilët janë arrestuar.
Ai ka shtuar se Policia bashkëpunon ngushtë me institucionet vendore e ndërkombëtare për luftimin e terrorizmit.
Ndërkaq sa i përket kryeterroristit kosovar Lavdrim Muhaxheri, Keka ka thënë se për momentin Policia nuk ka informacion për vendndodhjen e tij dhe se i njëjti ka fletëarrest ndërkombëtar dhe do të arrestohet menjëherë sapo të mësohet vendndodhja e tij.
“PK -ja disa herë ka dalë me shifra për pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e ISIS-it. Në mesin e vitit 2012 është regjistruar kosovari i parë që ka marrë pjesë në luftëra të huaja. Nder vite llogaritim rreth 300 persona që kanë udhëtuar për atje, afro 80 tani për tani konsiderohet se janë pjesëmarrës dhe rreth 50 kanë vdekur”, ka përfunduar Keka
Një aksion anti-terrorizëm është ndërmarrë nga policia italiane në Breshia, në bashkëpunim me policinë kosovare, që ka çuar në një sërë arrestimesh.
Në xhirimet e bëra publike nga policia italiane shihen policë të njësiteve speciale që arrestojnë disa shtetas kosovarë të konsideruar përgjegjës për “nxitje të terrorizmit”.
Veç atyre policia ka ofruar edhe xhirimet e bastisjes dhe arrestimit të një të dyshuari për terrorizëm në Han të Elezit.
Pamjet tregojnë edhe gjetjen e disa armëve në shtëpinë e të arrestuarit.
Arrestimi i te dyshuarit per terrorizem ne Han… by GazetaExpress