Autoritetet iraniane kanë hedhur akuza ndaj Izraelit për sulmin terrorist që vrau shkencëtarin bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh. Sipas agjencive iraniane të lajmeve, sulmi ka ndodhur në Absad, në lindje të Teheranit.
Fakhrizadeh ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra gjatë një sulmi të armatosur ‘terrorist’. Fakhrizadeh u “plagos rëndë”, kur sulmuesit gjuajtën makinën e tij, para se të përfshiheshin në një shkëmbim zjarri me pjesëtarët e sigurimit të tij.
Amir Hatami, ministër i Mbrojtjes në Iran tha se vrasja tregon ‘thellësinë e urrejtjes së armiqve’.
Kurse ministri i Punëve të Jashtme Javad Zarif, pretendon se ‘ka indikacione serioze se Izareli ka rol’ në atentat. Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të “përfundojë me standardet e tyre të dyfishta të turpshme dhe të dënojë këtë akt të terrorit shtetëror”.
Izraeli nuk ka komentuar mbi vrasjen e Fakhrizadeh, të cilin kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e kishte përmendur njëherë në një konferencë për shtyp duke thënë: “Mos harroni atë emër”. As Pentagoni nuk pranoi të komentonte mbi vrasjen e Fakhrizadeh kur u pyet nga Reuters. Fakhrizadeh udhëhoqi të ashtuquajturin program i Iranit Amad (Shpresa). Izraeli dhe Perëndimi thonë se programi ishte një operacion ushtarak që vlerësonte mundësinë e ndërtimit të një arme bërthamore në Iran. Derisa Teherani e ka cilësuar programin e tij bërthamor si paqësor.
/a.r