Bëri bujë veprimi i një italiani që shkoi poshtë dritares së spitalit ku ishte e shtruar gruaja e tij, e prekur nga koronavirusi.
Ai luajti në fizarmonikë dhe këndoi këngët e preferuara të bashkëshortes.
Por, për fat të keq, gruaja e Stefano Bozzinit, Carla Sacchi, ka ndërruar jetë në banesën e saj, pak ditë pasi kishte dalë nga spitali.
Çifti ishte martuar para 47 viteve.
/a.r