Një tjetër ditë e keqe në vendin fqinj të Italisë, për sa i përket bilancit nga pandemia e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë në Itali raporton se në 24 orët e fundit nga 222.803 testime të kryera, 28.352 prej tyre kanë rezultuar pozitive me Covid-19.
Gjithashtu dhe numri ivdekjeve raportohet të jetë i lartë, ku 827 persona të tjerë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar numrin total të viktimave në 53.677 që nga nisja e pandemisë.
Në terapi intensive 3.782 persona ndërsa në total të gjithë të shtruarit në spitalet covid janë 33.684 persona.
/a.r