Elvis Çaushllari i njohur ndryshe edhe si ‘Vis Korçari” ka mohuar të ketë konflikte me njeri dhe në përplasjen që pati dje afër stadiumit në Elbasan është sulmuar nga të tjerët.
Në deklaratën e dhënë në marrjen në pyetje nga Policia e Elbasanit Çaushllari ka deklaruar se nuk i njeh personat me të cilët është konfliktuar.
“Nuk kam konflikte me asnjë, personat që më sulmuan i shihja për herë të parë”, ka thënë Ervis Causholli.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Elbasan, ku u plagos Ervis Causholli, i cili mori një plumb në shpatull pas një sherri për motive banale me Migert Qosen. Hetimi ende vazhdon dhe i shpallur në kërkim është Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas njoftimit, Ervisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë ‘Vis Korçari’ është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, ku edhe është arrestuar në flagrancë.
g.kosovari