Kryeministri Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj janë nisur paraditen e sotme për në Dubai, të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Për shkak të agjendës së tij, kryeministri nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme plenare ku ishte parashikuar edhe një interpelancë urgjente.
Kryeministri ia ka deleguar interpelancat e thirrura sot ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Rama dhe ministri Ahmetaj pritet të kthehen gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme në Tiranë.
Më herët, kryeministri Rama publikoi në rrjetin sociale Facebook një video për tërmetin e vitit të shkuar duke theksuar se ishin momentet më të vështira për të.
g.kosovari