Legjenda braziliane, Pele është një nga të parët që ka reaguar pas vdekjes së legjendës argjentinase, Diego Maradona.
E mërkura ka qenë ditur e hidhur për futbollin pasi është njoftuar vdekje e Maradonës.
Arsyeja e vdekjes thuhet të jetë një sulm në zemër i ndodhur në mëngjesin e së mërkurës.
Pas vdekjes së legjendës argjentinase ka reaguar braziliani Pele, i cili ia ka kushtuar disa rreshta ish-mikut të tij.
Pele ka pranuar se është i trishtuar që “humbet miqtë në këtë mënyrë”.
“Sigurisht që një ditë ne do të godasim një top së bashku në qiell”, ka thënë Pele.