Më 25 nëntor, presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi Joe Biden-it një mesazh urimi, për t’i uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale në ShBA.
Në mesazhin e tij, presidenti Xi theksoi se nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane, jo vetëm përputhet me interesat thelbësore të dy popujve, por është gjithashtu një pritshmëri e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare.
Ai shprehu shpresën se dy palët do të ecin nën frymën e jo-konfliktit dhe do të bashkëpunojnë me respekt të ndërsjellë dhe me përfitime të përbashkëta si dhe do t’i trajtojnë si duhet mosmarrëveshjet, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane, çështjet të rëndësishme botërore, paqen dhe zhvillimin, së bashku me vendet e ndryshme.
Në të njëjtën ditë, nënpresidenti kinez Wang Qishan i dërgoi homologes së tij të ardhshme, Kamala Harris një mesazh urimi për fitoren e saj si zv-presidente e ShBA-së.