Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se masat e vendosura kanë efekt vetëm nëse gjithësecili prej nesh merr përgjegjësitë e veta në parandalimin e këtij virusi.
Manastirliu ka bërë apel për respektimin rigoroz të rregullave të vendosura gjatë festave të Nentorit, duke u shprehur se patriot është kush qëndron në shtëpi.
“E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nentorit. Por këtë vit, këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull.
Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve.
Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të medha do të jete dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin!”, tha Manastirliu.
/a.r