Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin.
Automjeti drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili ka arritur të dalë në kohë duke shpëtuar mrekullisht.
Një defekt në motor dyshohet të jetë shkaku i zjarrit.
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët, ndërsa për disa minuta u krijua edhe trafik.
Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.
/a.r