Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka. nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.
Ndërsa për Arben Carën bashkëshortin e gjyqtares, Nejton Balin, Klaudio Zhillën dhe avokatin Skënder Damimi janë lënë në fuqi masat e sigurisë të dhëna më herët.
Damini është në arrest në shtëpi dhe të tjerët ndodhen në burg.
Margjeka u la në arrest shtëpi, bashkë me avokatin Skënder Demiraj i cili kishte ndërmjetësuar ujdinë mes palëve, ndërsa pa hekurave përfundoi bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara, si dhe Nejton Bali dhe Klaudjo Zhila.
Pas arrestimit të Orion Balit në Pogradec me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit të emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore, vëllai i tij Nejton Balo u vendos në lëvizje. Pasi shkalla e parë e la në burg, Nejton Bali së bashku me Klaudjo Zhillën dhe avokatin Skënder Demiraj në bashkëpunimin me njëri tjetrin kontaktuan burrin e gjyqtares Arben Cara, të cilit i dhanë 6 mijë euro në mënyrë që gruaja e tij gjyqtare të ndryshonte vendimin, të cilin e bëri.