Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se pret që më 14 dhjetor në Bruksel të hapet Kapitulli i 32-të që ka të bëjë me Kontrollin Financiar dhe atij të 35-të që lidhet me Kosovën. Për Kapitullin për Kosovën, Vuçiç ka thënë se do të jetë i dhimbshëm për Serbinë ndërsa ka theksuar se pret se do të ketë edhe më tutje presione, raporton Koha.net.
Vuçiç ka uruar qytetarët e Serbisë për hapjen e kapitullit të parë negociues për anëtarësim në BE dhe është shprehur i bindur se kapitulli 32 do të mbyllet shpejtë. Ai ka thënë gjithashtu se edhe hapja e kapitujve 23 dhe 24 pritet të ndodhë shumë shpejtë.