Raporte të ndryshme pohojnë se Rusia është duke lëshuar fosfor të bardhë vdekjeprurës mbi civilët në veriperëndim të Sirisë, në vazhdën e fushatës intensive të bombardimeve ndaj ISIS-it.
Armët kimike janë të ndaluara në bazë të Konventës së Gjenevës, për shkak se ato janë shumë toksike dhe mund të djegin mishin dhe kockat. Fosfori i bardhë, një nxitës i njohur si WP, përdoret nga ushtritë për të ndriçuar objektivat e tyre gjatë natës apo gjatë një dite në tym.
Pamje tronditëse, të postuara në Twitter tregojnë qiellin e mbushur me armë potencialisht vdekjeprurëse, duke rënë si shi mbi kryeqytetin de-fakto të ISIS-it, Raqa, transmeton lajmi.net.
Përderisa Raqqa mund të jetë një bastion i ISIS-it, aktivistët në terren pretendojnë se civilët u vranë nga këto sulme ajrore, sulme të cilat u përshkruan si “krime lufte”.