Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një kishë në San Jose të Kalifornisë, ka thënë policia lokale.
Departamenti i Policisë në San Jose ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, se zyrtarët i janë përgjigjur sulmit në orët e vona të 22 nëntorit në një kishë.
Ata kanë thënë se disa persona janë plagosur, disave u është kërcënuar jeta, ndërsa më vonë kanë njoftuar për dy viktima.
Policia ka thënë se në kohën e sulmit nuk ka qenë duke u kryer asnjë shërbim në kishë, mirëpo personat e pastrehë kanë qenë aty për t’i ikur motit të ftohtë.
g.kosovari