Një makine në Vlorë i është vënë tritol mbrëmjen e djeshme, teksa ishte parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit. Poshtë makinës, e cila ishte në proponësi të S.Binajt ishte vendosur 600 gram tritol. Tritoli ishte vendosur në anën e shoferit me magnet të fortë që të mos binte nga vendi ku edhe ishte projektuar që të qëndronte.
Mirëpo teksa po e parkonte mjetin, bashkëshortja e tij ka pikasur një dritë të kuqe, dhe ka lajmëuar menjëherë të shoqin, i cili ka bërë edhe denoncimin tek forcat xheniere. Këto të fundit kanë bërë të mundur shpërthimin e komanduar rreth orës 03:00 të mëngjesit të 22 nëntorit.
Mendohet se lënda plasëse është vendosur prej ditësh në mjet, por nuk ishte shpërthyer pasi automjeti tip ‘Benz’ kohët e fundit përdorej nga bashkëshortja dhe fëmijët e S.Binaj.
Në dëshminë e tij në Komisariatin e Vlorës, S.Binaj ka thënë se nuk dyshon askund, pasi nuk ka pasur konflikte më herët me ndonjë person. Sipas tij, ai bën një jetë të qetë në Shqipëri, pasi ka dy vite që është kthyer nga jashtë shtetit.
g.kosovari