Një njeri superbesnik në krye të Departamentit të Shtetit. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zgjedh Anthony Blinken, 58 vjeç, si kreun e ri të diplomacisë amerikane.
Lajmi pritet të konfirmohet ditën e martë në ditën e tij të parë të njoftimeve për emrat e kabinetit të tij raporton CNN.
Zëvendës Sekretari i Shtetit në vitet 2015 dhe 2017 kur DASH drejtohej nga John Kerry, ish këshilltar kryesor i sigurisë kombëtar në presidencën e Barak Obamas, ai bëri hapat e tij të parë në Departamentin e Shtetit në kohën e administratës së Bill Clinton. Pra, Blinken i njeh në mënyrë të përsosur dosjet kryesore.
Gjatë fushatës elektorale ai ishte këshilltari kryesor i kandidatit demokratik i cili tani gjithashtu e zgjedh atë për të dërguar një sinjal të saktë: përparësia e administratës së re do të jetë marrëveshjet e reja dhe rindërtimi i aleancave./ Javanews
g.kosovari