Një aleat i shquar i presidentit në detyrë Donald Trump e ka nxitur atë të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Ish Guvernatori i New Jersey Chris Christie e quajti ekipin ligjor të presidentit një “siklet kombëtar”.
Ndërkohë Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet, duke bërë pretendime të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor, raporton BBC.
Shumë republikanë kanë mbështetur përpjekjet e tij ligjore, por një numër i vogël por në rritje kanë thyer radhët.
Të Shtunën, Trump pësoi një goditje të madhe në Pensilvani, pasi një gjykatës hodhi poshtë një proces gjyqësor nga fushata Trump duke kërkuar të zhvleftësonte miliona vota postare në këtë shtet.
g.kosovari
Jo problem kombetar por turp kombetar. Embarrasment = turp