Pjesa e parë e ditës do të mbetet në mbizotërimin e motit me diell në të gjithë vendin. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do sjellë kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por nuk kemi ndryshime në vlerat maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -1°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa; Europa Qëndrore dhe Britania e Madhe do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do sjelli rreshje shiu. Po ashtu Europa Lindore mbetet me rreshje dëbore. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme do ketë Europa Veriore. por Rajoni i Mesdheut do paraqitet me kthjellime.
g.kosovari