Pasditja e së dielës ka rezultuar fatale për tre persona të përfshirë në aksidente automobilistike.
Pas lajmit se një 68-vjeçar ndërroi jetë në Tiranë, pasi humbi kontrollin e mjetit te ‘Shkallët e Tujanit’, dy ngjarje të ngjashme kanë ndodhur në Lezhë dhe Fier.
Policia njofton se një këmbësor në Lezhë është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi B.Gj. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë që në mbrëmje, një tjetër automjet i ka marrë jetën një 59-vjeçari në Bypassin Levan-Fier.
“Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë” – njofton Policia.
Në aksidentet e së dielës kanë mbetur të plagosur edhe dy persona që po marrin mjekim në spital.
(JavaNews / a.r)