Presidenti ka kujtuar sot referendumin e vitit 1998.
Ai shprehet se më 25 Prill shqiptarët do të mbajnë një tjetër referendum, referuar zgjedhjeve.
Sipas Ilir Metës, populli do t’ia kthejë legjitimitetin institucioneve.
Postimi i plotë:
Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli.
Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”.
Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit.