Një 35-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, rreth një muaj pas arrestimit të dy shqiptarëve të tjerë, me të cilin ai bashkëpunonte.
Bëhet fjalë për Petrit Pirajn, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Shqiptari banonte në periferi të Veronës, dhe në dy makina iu gjet një sasi prej 1 kilogram kokainë.
Po ashtu, iu gjetën edhe 6.500 euro që i kishte me vete, dhe disa celularë.
Ndërkohë, në tetor, autoritetet kanë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë, bashkëpunëtorë me Pirajn.
/a.r