Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 707 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur gjithashtu se nuk kanë fituar dot betejën me koronavirusin, 10 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste. Sakaq, numri i rasteve aktive është 12.338 persona.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.
/a.r